Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën 21 persona të vdekur me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Viktimat janë, gjashtë në Shkup, pesë në Tetovë, nga dy në Veles dhe Bogdanci, si dhe nga një në Manastir, Prilep, Radovish, Ohër dhe Shtip.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 1,025, që paraqet bilancin më të rëndë që nga paraqitja e pandemisë në muajin shkurt.
Ndërkohë, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 565 persona të infektuar dhe 154 të shëruar.
Nga 32,997 persona të diagnostikuar me COVID-19, 21,244 janë shëruar kurse 10,728 raste janë ende aktive.