Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Zhdukja e 2 milionë eurove, sulm kibernetik”/Ministrja zbardh detajet

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Zhdukja e 2 milionë eurove, sulm kibernetik”/Ministrja zbardh detajet

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë një raportimi të enjten para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, tha se transferimi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik.

“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncuar rastin në polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer pasuordet”, tha Bajrami.

Sipas saj, transaksioni prej mbi 2 milionë eurove, është transaksion bankar dhe ka gjurmë për gjithçka.

Për këtë transaksion ka shtuar Bajrami, nuk është kërkuar as nënshkrimi i saj dhe as nënshkrimi i drejtorit të Thesarit të Kosovës.

“Krimi është i gjurmueshëm dhe më këtë intensivisht po merren organet e rendit”, ka deklaruar ajo.

Lidhur më këtë rast, Policia e Kosvës ka bërë të ditur se pas hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar një të dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati.

I arrestuari është L.G, punëtor i Thesarit të Kosovës, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Veton Rrecaj, avokati i punëtorit të Thesarit të Kosovës, ka thënë se të enjten është mbajtuar seanca dëgjimore për klientin e tij me kërkesë të masës së paraburgimit.

Rrecaj ka thënë se vendimi për masën e paraburgimit ndaj klientit të tij do të merret në ora 13:00.

Ai ka thënë se klienti i tij dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“Prokuroria paraqiti arsyet apo thënë më mirë tendencën e saj për caktimin e masës së paraburgimit, mirëpo nuk na paraqiti asnjë provë konkrete relevante, e cila do ta mbështeste një pretendim të tillë, mirëpo kërkesa ishte tërësisht e përgjithësuar, e supozuar dhe në asnjë rast nuk pati mundësi ta argumentojë të njëjtën”, ka thënë Rrecaj para gazetarëve. /evropaelire

Tags: hykmete bajramikosoveministrja e financave

TË LIDHURA

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë
Bota

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

18:28 | 01/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
Next Post
Cristiano Ronaldo pozitiv me koronavirus edhe në tamponin e dytë

Cristiano Ronaldo pozitiv me koronavirus edhe në tamponin e dytë

Ja çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja këtë të enjte

Kursi i këmbimit/Rritje e fortë e paundit britanik

“Kam pasur humbje të shijes, temperaturë e kollë”, Gjosha flet pas infektimit

"Kam pasur humbje të shijes, temperaturë e kollë”, Gjosha flet pas infektimit

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital
Aktualitet

Makina përplas dy turistët me motoçikletë, njëri prej tyre humb jetën në spital

by mirseda
16:44 | 02/07/2025
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë. Mësohet se dy turistë...

Çmenduri totale për fanellën e re të Lamine Yamal me numrin 10: Është trashëgimtari i Messit

Çmenduri totale për fanellën e re të Lamine Yamal me numrin 10: Është trashëgimtari i Messit

16:24 | 02/07/2025
Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

Aksident i rëndë në terminal/ Dy autobusë përplasen me njëri-tjetrin

16:19 | 02/07/2025
Komisioni Evropian thirrje vendeve të BE-së: Reduktoni ndotjen nga gazrat serë me 90% deri në vitin 2040

Komisioni Evropian thirrje vendeve të BE-së: Reduktoni ndotjen nga gazrat serë me 90% deri në vitin 2040

14:36 | 02/07/2025
Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

14:33 | 02/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com