Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ja si do të dukej një “luftë në hapësirë” në të ardhmen e afërt

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ja si do të dukej një “luftë në hapësirë” në të ardhmen e afërt

Nga: Eric Berger “Ars Technica”

Krijimi i Forcës Hapësinore të SHBA-së, ka nxjerrë në pah të gjitha konceptet fantaziste rreth luftimeve në hapësirë. Por a do të angazhohen satelitët ushtarakë si X-krahë dhe Luftëtarë Tie, në luftime ndaj njëri-tjetrit? Apo ndoshta anijet më të mëdha hapësinore do të jenë të ngjashme me silurët e aeroplanmbajtëses “USS Enterprise”?

Vështirë të ndodhë kjo. Por edhe ata që kanë një pritshmëri më realiste, për atë që mund të ndodhë nëse kombet hyjnë në një luftë në hapësirë ​​- ndoshta satelitë do të përdorin armë kinetike orbitale për të sulmuar satelitë të tjerë? – nuk mund ta vlerësojmë plotësisht fizikën e luftimeve hapësinore.

Në këtë përfundim mbërrin një raport i ri, që heton çfarë është e mundur fizikisht dhe praktikisht kur bëhet fjalë për luftime në hapësirë. I botuar nga “Aerospace Corporation”, me titull “Fizika e luftës hapësinore:Si dinamika orbitale kufizon angazhimet në hapësirë”, ai përcakton disa koncepte themelore që ka të ngjarë të diktojnë çdo lloj lufe të tillë në një të ardhme të parashikueshme.

Të gjitha kufizimet fizike, sugjerojnë që betejat do të duhet të planifikohen shumë më përpara. Ndryshe nga një luftë në Tokë, e cila zakonisht përfshin përpjekjet e forcave kundërshtare për të dominuar një vendndodhje fizike, satelitët në orbitë nuk zënë një vendndodhje të vetme.

Prandaj, shkruajnë autorët e raportit Rebeka Rizman dhe Xhejms Uillson, kontrolli i hapësirës nuk do të thotë domosdoshmërisht pushtimi fizik i sektorëve të saj. Përkundrazi, kontrolli mbi të përfshin zvogëlimin ose eliminimin e aftësive satelitore kundërshtare, duke siguruar që ai të ruajë aftësinë për të operuar lirisht me aftësitë e veta hapësinore për komunikim, lundrim, vëzhgim dhe të gjitha mënyrat e tjera gjithnjë e më thelbësore në të cilat ushtarakët mbështeten tek hapësira.

Kur shqyrtojnë mënyrën e kontrollit të hapësirës, ​​autorët e raportit paraqesin mënyrat në të cilat lufta hapësinore është kundër-intuitive për politikë-bërësit dhe strategët. Satelitët lëvizin shpejt, por në mënyrë të parashikueshme:Satelitët në orbitat rrethore lëvizin zakonisht me shpejtësi midis 3-8 km në sekondë, në varësi të lartësisë së tyre.

Ndërkohë, një plumb lëviz mesatarisht vetëm me 0.75 km në sekondë. Hapësira është e shumë e madhe:Vëllimi i hapësirës midis orbitës pranë Tokës, dhe orbitës gjeostacionare është rreth 200 trilionë kilometra kub. Pra 190 herë më e madhe se sa vëllimi i Tokës.

Koha është gjithçka:Brenda kufijve të atmosferës, aeroplanët, tanket dhe anijet mund të lëvizin nominalisht në çdo drejtim. Satelitët nuk e kanë këtë liri. Për shkak të tërheqjes gravitacionale të Tokës, satelitët lëvizin gjithmonë në një trajektore rrethore ose eliptike, vazhdimisht në rënie të lirë rreth Tokës.

Bërja bashkë e dy satelitëve në të njëjtin vend nuk është e zakonshme. Prandaj, ajo kërkon një planifikim të kujdesshëm dhe kohën e përsosur. Satelitët manovrojnë ngadalë:Ndërsa satelitët lëvizin shpejt, hapësira është e madhe dhe kjo i bën manovrat e tyre të qëllimshme të duken relativisht të ngadalta.

Kur një satelit del në orbitë, ai kërkon kohë dhe një sasi të madhe energjie për të kryer manovra në disa faza. Duke pasur parasysh të gjitha këto, për një luftë në hapësirë, manovrat dhe veprimet do të duhet të planifikohen shumë më përpara, tha Rizman në një intervistë.

“Çdo konflikt në hapësirë, ​​do të jetë shumë më i ngadaltë dhe më i qëllimshëm, sesa një skenë e “Star Wars” (Luftërave të Yjeve)”- shprehet ajo. “Kjo gjë kërkon shumë më tepër mendim afatgjatë dhe vendosje strategjike të aseteve”.

Në një botë të përsosur, hapësira mund të shihet si një vend i shenjtë. Por që nga mesi i viteve 1970, dhe krijimi i armëve anti-satelitore në Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, hapësira është trajtuar si një fushë e kontestuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe fuqitë e tjera në zhvillim.

Ndërsa asnjë luftë me të shtëna, nuk ka shpërthyer ende në hapësirë, aftësia për të prodhuar armë hapësinore, është konfirmuar nga fuqitë e reja si Kina në vitin 2007, dhe India në vitin 2019, si një mjet për të demonstruar aftësitë e tyre. Përveç raketave tokësore, raporti identifikon disa mënyra përmes të cilave mund të sulmohen satelitët.

Mund të përdoren sinjalet e radios për të bllokuar satelitët e një kundërshtari, ose për t’i mashtruar ata, duke u dhënë komanda të gabuara. Ky do të ishte një zgjatim i luftës elektronike, i përdorur tashmë në betejat detare dhe ajrore.

Disa vende, të tilla si Franca, kanë shkuar aq larg sa të flasin për vendosjen e armëve në hapësirë, me synim mbrojtjen e satelitëve të tyre. Sidoqoftë, autorët sugjerojnë që satelitët që përdorin armë kinetike për të rrëzuar satelitët kundërshtarë, duket se nuk ka gjasa ta bëjnë këtë tani për tani, duke pasur parasysh energjinë e jashtëzakonshme që kërkohet për të manovruar një armë orbitale në trajektoren e duhur.

Kombet kanë një nxitje të madhe për të mos shkatërruar satelitët e tjerë, për shkak të potencialit për të krijuar mbeturina të rrezikshme që potencialisht do të ndikonin tek të gjitha asetet e vendeve në hapësirë. Dhe mbeturinat e krijuara në hapësirë ​​kanë një efekt negativ të qëndrueshëm.

Sidoqoftë, në emergjencën e një lufte, një vend mund të vendosë se ia vlen të humbet përgjithmonë qasja në disa pajisje në orbitën gjeostacionare, për shkak të mbeturinave, në mënyrë që të fitojë një luftë të zhvilluar kryesisht në tokë.

Po në Hënë? Në serialin e “Netflix”, “Forcat Hapësinore”, trupat amerikane dhe ato kineze hyjnë në një luftë mbi sipërfaqen e Hënës. E gjitha duket shumë qesharake, duke pasur parasysh shpenzimet e transportimit të gjithë atij materiali në sipërfaqen hënore. Gjithsesi, nga një këndvështrim gjeopolitik duket e besueshme që ne mund të shohim njerëz të luftojnë mbi Hënë në një të ardhme jo shumë të largët.

Burimi i lajmit: https://arstechnica.com/science/2020/10/todays-the-big-day-for-nasas-mission-that-seeks-to-pluck-asteroid-dust/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: anijet hapsinoreEric Bergertoke

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: “Duket e parakohshme”

Shqipëri-Greqi, çështja e Detit në Hagë/ Zaganjori: “Duket e parakohshme”

30-vjeçarja pret damarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

30-vjeçarja pret damarët në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Dokumentet/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Dokumentet/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë
Aktualitet

Lihet në burg Andi Vokrri, zbardhet dëshmia: Nuk e kam vrarë unë

by mirseda
12:25 | 23/01/2026
0

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e...

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

Ministrja Kumbaro njofton maturantët: Periudha e aplikimeve për lëndët me zgjedhje hapet me 2 shkurt

12:23 | 23/01/2026
Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO pushon çështjen : Nuk ka prova për Muhamet Rrumbullaku

12:20 | 23/01/2026
Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

Ambasadori i Britanisë takim me kreun e SPAK Klodian Braho:

12:17 | 23/01/2026
Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

Drogë në burgun e Elbasanit, arrestohen tre persona

12:11 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com