Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 30-vjeçare ka prerë damarët e duarve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia njofton se e reja është transportuar me urgjencë në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.