Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ngritja e diktaturave të Covid-it

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngritja e diktaturave të Covid-it

Nga: Anwar Mhajne & Crystal Whetstone “Foreign Policy”

Në pranverë, kur po rritej në mënyrë të jashtëzakonshme numri i viktimave nga koronavirusi, shumë shtete morën masa agresive për të kontrolluar përhapjen e Covid-19. Qeveritë i institucionalizuan “gjendjet e jashtëzakonshme”, ndaluan udhëtimet jashtë vendit, dhe madje edhe tubimet e mëdha.

Reagime të tilla, sado të domosdoshme që mund të kenë qenë nga një perspektivë shëndetësore, i kanë dhënë mundësi politikanëve të minojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Pandemia është përdorur për të justifikuar politikat e përgjimit dhe shmangies së llogaridhënies ndaj opinionit publik.

Gjithsesi, marrja e kompetencave të gjera nga qeveritë në këtë situatë, ka provokuar edhe rezistencë, si në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Hungari dhe Kinë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump e ka përdorur pandeminë si një justifikim për shtimin e kufizimeve për hyrjet në SHBA dhe për kërkesat e azilit.

Në mars, Shtetet e Bashkuara pezulluan marrëveshjen për refugjatët. Ajo rihyri në fuqi në fund të korrikut, por me shifra më të reduktuara të refugjatëve që u pranuan në vend. Deri më 18 shtator, vetëm 10 mijë refugjatë ishin vendosur në SHBA që nga fillimi i vitit, krahasuar me mbi 22 mijë në vitin 2018.

Përveç kësaj, në korrik, Trump propozoi bllokimin e kërkesave për azil me pretendimet se mund të vihej në rrezik shëndeti publik. Deri më 11 tetor, vetëm 40 për qind e amerikanëve e aprovonin mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e Donald Trumpit, megjithëse shumica e republikanëve (rreth 81 për qind), krahasuar me demokratët (49 për qind), dhe një pjesë e madhe e të pavarurve (62 për qind), i miratonin kufizimet e përkohshme për emigrantët, pasi kështu do të ngadalësohet shkalla e përhapjes së pandemisë.

Sigurisht, publiku amerikan nuk ka aprovuar të gjitha politikat e Trump, dhe që supozohej se lidheshin me pandeminë. Gjatë verës, presidenti u përpoq të diskreditonte dhe të frenonte protestuesit e lëvizjes “Black Live Matters”, me arsyetimin se tubimet do të shtonin rastet me Covid-19. Por kjo nuk i ndali protestuesit të vijonin përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën policore dhe pabarazinë ekonomike.

Ndërkohë në Izrael, mbështetësit e qeverisë kundërshtuan përpjekjet e kryeministrit Benjamin Netanjahu, për të përdorur shërbimin sekret në gjurmimin e popullsisë. Madje edhe parlamenti, Knesset, u mbyll, për të parandaluar kundërshtimet opozitës.

Para-Covid, Netanjahu kishte të ngjarë ta dorëzonte pushtetin. Por udhëheqësi e përdori krizën për të kërkuar kompetenca emergjente, dhe më vonë miratoi një projekt-ligj të ri për të zgjatur gjendjen e emergjencës. Dy organizata joqeveritare bënë padi në Gjykatën e Lartë kundër përgjimit të telefonave të pacientëve me Covid, duke argumentuar se kjo masë shkel të drejtat civile.

Në korrik, protestuesit dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Netanjahut. Protestat që vijojnë që nga korriku, kanë nxjerrë në rrugë dhjetëra mijëra njerëz çdo fundjavë. Në përgjigje të tyre, qeveria e Netanjahut miratoi një ligj për ndalimin e tubimeve masive gjatë pandemisë së Covid-19.

Në Hungarinë dhe Poloninë jo-liberale, presidentët Viktor Orban dhe Andrzej Duda, i përdorën ligjet e emergjencës për të konsoliduar pushtetin e tyre. Orban miratoi një dekret, që e lejon të miratojë ligje pa asnjë kontroll parlamentar.

Duda e përdori pandeminë për të penguar opozitën politike të mbante tubime përpara zgjedhjeve presidenciale në qershor dhe korrik. E megjithatë, hungarezët e mbështetën qeverinë. Orban kishte një pëlqyeshmëri popullore prej 74 për qind në muajin prill, dhe shifra mbeti e lartë (62 për qind) edhe pas kufizimeve të rënda mbi median dhe shoqërinë civile. Duda fitoi një mandat tjetër si president.

Ndërkohë në Kinë – edhe pse një vend autoritar – ka një rezistencë ndaj akteve qeveritare, ndonëse veprimet kolektive zakonisht neutralizohen shumë shpejt. Në fillim të këtij viti, mjekëve, gazetarëve, qytetarëve dhe aktivistëve, iu mbyll goja pasi kritikuan paaftësitë fillestare të qeverisë së presidentit Xi Jinping në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Tani, kur jeta në Kinë gati i është rikthyer në normalitet, qytetarët po tubohen sërish rreth qeverisë. Sondazhet në territorin e Kinës, tregojnë një besim të fortë tek regjimi. Ndërkohë në Hong Kong, rezistenca është e qartë. Protestat u ndalën për shkak të pandemisë, por u rikthyen në maj kur ndryshimet mbi statusin e Hong Kongut, reduktuan kompetencat e vetë-qeverisjes.

Pandemia u dha mundësi udhëheqësve politikë të forcojnë pushtetin e tyre përmes masave emergjente, që synojnë të kontrollojnë përhapjen e virusit. Këto masa, zbatohen me më pak kufizime se zakonisht, dhe mund të shtrihen për të tejkaluar  krizën që ata duhet ta menaxhonin si duhet që në fillim.

Shtetet jo-demokratike si Kina, kanë pasur justifikime të bollshme për intensifikimin e shtypjes së të drejtave të njeriut dhe lirive civile. Por edhe vendet demokratike si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë përdorur këtë emergjencë si një mbulesë për veprime jo-demokratike.

Gjithsesi, duke pasur parasysh liritë më të mëdha politike të ngulitura brenda institucioneve demokratike – madje edhe në vendet jo-liberale si Hungaria – udhëheqësit politikë në vendet demokratike kanë hasur një rezistencë më të madhe nga ana e qytetarëve.

Burimi i lajmit: https://foreignpolicy.com/2020/10/16/the-rise-of-the-covid-dictatorships/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Benjamin NetanjahuDonald TrumpkoronavirusSHBAviktor orban

TË LIDHURA

E papritur, avioni bën ulje emergjente në autostradë
Bota

E papritur, avioni bën ulje emergjente në autostradë

14:18 | 06/04/2026
Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit
Bota

Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit

14:00 | 06/04/2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran

13:52 | 06/04/2026
Next Post
Enrique Iglesias, artisti latin më i mirë i të gjitha kohërave

Enrique Iglesias, artisti latin më i mirë i të gjitha kohërave

Çështja e detit/ VOA: Zgjidhja përmes një arbitri ndërkombëtar

Çështja e detit/ VOA: Zgjidhja përmes një arbitri ndërkombëtar

“Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur” (FOTO)

“Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur” (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!
Showbizz

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

by mirseda
16:10 | 06/04/2026
0

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në...

Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!

Të paraburgosurit i kushtojnë shtetit 48 mln euro në vit!

16:08 | 06/04/2026
Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

Kujdes! Mesazhe mashtruese në emër të postës – Policia: Mos jepni të dhënat tuaja

15:42 | 06/04/2026
Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

15:37 | 06/04/2026
Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

15:35 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com