Vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë është pritur me protesta nga PDIU.
Disa përfaqësues të tyre, së bashku me kryetarin, Shpëtim Idrizi u mblodhën në shenjë proteste para Ministrisë së Jashtme.
Për shkak të pandemisë, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën.
Kreu i PDIU, Idrizi tha për mediat se Shqipëria ka humbur mjaft tokë e det dhe nuk duhet të vijojë më.
Shpëtim Idrizi: ”Jam i detyruar që të bëj një prononcim të shkurtër. Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare. Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë.
Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni. Fatkeqësisht ësthë i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta.’’