E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Covid-19, Rama: Nuk duam të mbyllemi për herë të dytë, vendosni maskën

Shqipëria po përballet me një shtim të rasteve me Covid-19, ndonëse prej disa ditësh, vendosja e maskës është bërë e detyrueshme në çdo ambient.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se një mbyllje e dytë është e mundshme, në rast se shtohen të infektuarit me shifra shumë të larta.

Duke folur në mbledhjen e task forcës për zbatimin e masave anti-covid, Rama u shpreh se Shqipëria ka qenë shumë me fat, për nivelin e saj të ekspertëve.

Edi Rama: “Unë dhe ministrja jemi me fat, pasi skuadra jonë e ekspertëve është e nivelit të lartë ndërkombëtar, dhe jemi adaptuar siç janë adaptuar të gjithë. Sot që flasim, vendosja e detyuruar e maskës vijon që të krijojë polemika në Europë dhe në Amerikë.

Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam tiu themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam tiu themi atyre që lëvizin, që të mos lëvizin më, nuk duam që të mbyllim shkollat, nuk duam tiu themi studentëve që edhe këtë vit të rrimë në shtëpi.

Nuk duam po si mund ti bashkojmë këto të dyja, dëshirën për mos tu mbyllur, dhe mundësinë e mbytjes nga infeksionet. Po si mund të ndodhë kjo në rast se ne bëjmë ahengje, dhe duam që Covidin ta vrasë shteti me çifte.”

📍Kryeministria – 🔴MASKAT si kontribut individual dhe publik në luftën e përbashkët #antiCOVID dhe respektimi i rregullave për të mos lejuar një MBYLLJE TJETËRNjë rrjet inspektorësh #antiCOVID në krye të detyrës në rrugë e në mjedise të mbyllura, për zbatimin e masave nga qytetari më i thjeshtë deri tek biznesi më i madh, me zero tolerancë për zbatimin e ligjit, për të mbrojtur shëndetin!⬇️Mos harroni 🙏😷 #maskë ↔️ #distancë 🧼 #higjienë

Publiée par Edi Rama sur Mardi 20 octobre 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...