Gratë naftëtare në Ballsh, kanë hyrë në ditën e 6-të të grevës së urisë.
Gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet, teksa njëraprej tyre është dërguar në spital, pasi kishte luhatje me tensionin.
Në fillim ishin burrat për 18 ditë,teksa tashmë gratë paralajmërojnë se nëse nuk do të vazhdojnë dot do të fusin fëmijët në grevë.
Ato u shprehën se kërkesa nga kryeministri Edi Rama për të negociuar do të realizohet vetëm në rast se do të ketë paga.
”Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëherë do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu’’, thanë naftëtaret.