Partia Demokratike e dërgoi çështjen e inceneratorëve dje në SPAK, por hetimi i saj duket se ka “thyer” edhe kufijtë e Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjensi e huaj.
Sipas Bardhit, gjithçka po hetohet nga ndërkombëtarët dhe se në ditët në vijim do të publikohen detaje të reja.
“Agjencitë e specializuara po hetojnë gjithçka që ndodh. Ka një hetim ndërkombëtar. Shumë shpejt do të bëhen publike se kush i fut paratë në shtet. Një kompani në Holandë, Flutura Açka thoshte se e kontaktuan kolegët gazetarë në Shqipëri për të verifikuar adresën ku shkojnë paratë e shqiptarëve në Holandë. Është kompani e regjistruar në Holandë. Trokita tha në banesë dhe ishte një çift pleqsh”, u shpreh Bardhi në ‘Opinion’.