Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.
Sipas raportit, vetëm 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh në vitin 2013, ndërkohë që sot në vitin 2020, rreth 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.
Rama shkruan se ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, vënë kujën për të mbuluar diellin me shoshë.
Postimi i Ramës në Facebook
“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158246688556523