Atletja e njohur Klodiana Shala, ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në ‘Shiko kush Luan’, ku u bë pjesë e lojërave të shumta.
Një nga sfidat dedikuar për Shalën, kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa ajo vraponte në një pistë vrapimi.
Kur u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vetë përse vendosi të qëndronte, ajo tha: “Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngremë flamurin me vlerësimin 0”, u shpreh Klodiana Shala.