Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur në lidhje me rolin dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politikë në vend.
Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha u shpreh Meta do të ishte kreu i opozitës për sa kohë ai do të kishte marrë rolin e presidentit.
Sipas Bashës, Meta është në rolin e tij.
Lulzim Basha: “Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë. S’mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë.”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/359705858686762/