Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa i ka shprehur vlerësime për punën 7 mujore ekipeve të epidemiologëve, theksoi se qytetarët duhet të respektojnë rregullat për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Manastirliu i kujtoi qytetarëve që të mbajnë maskë, e cila tashmë është e detyrueshme, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën.
”Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat’’, shkruan Manastirliu në Facebook.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1073122756477107