KQZ-ja e re ka gati të gjitha organet e saj për administrimin e procesit zgjedhor të 25 prillit 2021.
Sot janë prezantuar anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha në prezantimin e anëtarëve të dy organeve të reja se uron që puna do të shkojë përpara dhe shtoi se shpreson në një bashkëpunim mes palëve.
“Puna në KQZ ka filluar për atë që është në përgjegjësinë e Komisionerit dhe nënkomisionerit, kemi përgatitur një urdhër për të ngritur një grupe pune për ta shqyrtuar këtë çështje në KQZ, shumë shpejt do të përgatisë draftit me aktet përkatëse për implemetimin e teknologjisë në zgjedhje. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhjet ngushtësisht me procesin zgjedhor”. tha Celibashi.
KQZ-ja e re
Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)
Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim) KRRZ
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim) KAS
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho