Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

73-vjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
73-vjetori i ekzekutimit të grupit të deputetëve

Ekzistonin grupe antikomuniste brenda rradhëve të deputetëve shqiptarë. Filluan procese ndaj disa deputetëve.

Grupi i deputetëve doli hapur si grup i organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore, dhe mori përsipër të bënte opozitën në Parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste. Aftësitë intelektuale dhe organizuese, shumë shpejt ranë ndesh me përpjekjet e diktaturës, e cila kishte filluar të instalohej pak nga pak.

Opozita u bë pre e përndjekjes deri në arrestimin e tyre. Qëndresa e tyre për të ndalur revanshin komunist u kushtoi jetën 16 deputetëve, që kishin mundur të hynin në Parlament.

Gjyqi i “Grupit të deputetëve” filloi dhe u mbyll si një proces gjyqësor tërësisht i montuar, mbështetur në dëshmi që u ishin marrë të pandehurve nëpërmjet një dhune fizike dhe psikike të pashembullt gjatë hetuesisë.

Gjykata Ushtarake nën urdhrat e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës urdhëroi ekzekutimin e 16 të pandehurve të atij procesi, dhe dënime të rënda për dhjetëra të tjerë nga rrethe të ndryshme, të cilët i akuzuan për lidhje dhe bashkëpunim me “Grupin e deputetëve”.

Goditja brenda radhëve të Parlamentit ndaj të ashtuquajturit nga hetuesit si “grup klandestin i deputetëve”, ishte e pamëshirshme ndaj grupit të parë të gjykuar të deputetëve të njohur si grupi i Shefqet Bejës me 16 të dënuar kapital, (nga 16 të ekzekutuarit në 10 Tetor 1947, tre deputetë u dënuan me varje, Shefqet Beja në Tiranë, Sulo Klosi në Rubik, dhe Riza Alizoti në Kuçovë) dhe 13 të tjerët me pushkatim, ndërsa 21 bashkëlidhur me këtë proces ishte edhe Kolë Kuqali që vdiq në hetuesi më 30 maj 1947 nga torturat, zyrtarisht u shpall i vetëvarur e vdekur në spitalin ushtarak të Tiranës.

Me anë të këtij procesi, i cili nga dëshmitarët e kohës u cilësua si fund e krye farsë, Enver Hoxha synoi të nënshtronte dhe asgjësonte opozitën e vërtetë demokratike, duke i dhënë fund shprehjes së mendimit të lirë.

Propaganda e shfrenuar i paraqiti ata në popull, si armiq që kishin bashkëpunuar me kriminelët dhe agjenturat e huaja. Me këto gjyqe të bujshme, diktatura komuniste synoi të shuante përgjithmonë çdo shpresë apo tentativë për demokraci e pluralizëm te shqiptarët. /Burimi nga faqja e fb ‘Muzeu Historik Kombëtar’

Tags: deputetGjykata Ushtarakeshqiperi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut

Dokumenti/ Më 10 tetor 1972 u themelua Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Dokumenti/ Më 10 tetor 1972 u themelua Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Badigardët e Xhelal Mziut bëjnë për spital dy anëtarë të PD-së

Badigardët e Xhelal Mziut bëjnë për spital dy anëtarë të PD-së







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”
Showbizz

Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”

by mirseda
14:34 | 30/10/2025
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, ka njoftuar largimin e saj nga juria e spektaklit televiziv “Albania’s...

Dosja “Gërdeci”/ “Lër mandatin dhe dil përballë ligjit”, përplasje në seancën gjyqësore, Mediut

Dosja “Gërdeci”/ “Lër mandatin dhe dil përballë ligjit”, përplasje në seancën gjyqësore, Mediut

14:23 | 30/10/2025
Merz në Turqi/ Presidenti Erdogan e pret me ceremoni zyrtare

Merz në Turqi/ Presidenti Erdogan e pret me ceremoni zyrtare

14:20 | 30/10/2025
Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

14:18 | 30/10/2025
Kryetarja e KLP-së në seancë plenare: Në 2024,11 prokurorë ankesa për mbrojtje

Kryetarja e KLP-së në seancë plenare: Në 2024,11 prokurorë ankesa për mbrojtje

14:05 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com