Vrasja e armikut dhe ruajtja e vetes, është një nga shpresat e çdo ushtari në frontin e luftës. Gjermanët e krijuan një armë të tillë në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Krummlauf, ishte një armë me një tytë të lakuar. Ajo ishte pajisur me një periskop si nëndetëset, për të shënjestruar dhe qëlluar nga qoshet e mureve, apo nga një pozicion i sigurt, pa rrezikuar aspak jetën. Kjo armë u prodhua në disa variante, me tytën e lakuar në 30, 45, 60 dhe 90 gradë pjerrësi. Por për shkak të trajektores së plumbit, tyta konsumohej shumë shpejt dhe duhej ndërruar vazhdimisht, mesatarisht pas 160-300 të shtënave. Dizenjuesit i hapën armës disa vrima të vogla në tytë për të zvogëluar presionin. Sërish, jetëgjatësia e Krummlauf mbeti e njëjtë. Ideja në parim ishte shumë interesante, por ajo nuk e ndryshoi rezultatin e Betejës së Berlinit. Më vonë amerikanët dhe britanikët, eksperimentuan disa variante të kësaj arme, por sërish kjo armë nuk ishte shumë funksionale.
Përktheu: Tirana Today
Burimi: https://www.popularmechanics.com/military/weapons/a21800/forgotten-weapons-wwii-curve-a-bullet/