Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, sanksione ndaj 18 bankave në Iran

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, sanksione ndaj 18 bankave në Iran

Qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj 18 bankave iraniane ndërsa Uashingtoni rrit presionin mbi Teheranin duke e izoluar më tej atë nga sistemi bankar global dhe duke penguar përpjekjet e atij vendi për të prodhuar armë bërthamore.

Masat që u njoftuan nga Departamenti i Thesarit në një njoftim për shtyp, vënë në shënjestër 18 banka që deri më sot nuk ishin përfshirë në sanksionet e mëparshme të SHBA.

Sanksionet e reja do të ndihmojnë “t’i mohohen burimet financiare qeverisë iraniane që mund të përdoren për të financuar dhe mbështetur programin e saj bërthamor, zhvillimin e raketave, terrorizmin dhe rrjetet e lidhura me terrorizmin dhe ndikimin e tij keqdashës në rajon”.

“Masa e sotme për të identifikuar sektorin financiar dhe sanksionimin e tetëmbëdhjetë bankave kryesore iraniane pasqyron angazhimin tonë për të ndaluar qasjen e paligjshme tek dollarët amerikanë,” tha Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin në një deklaratë. “Programet tona të sanksioneve do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e tij për aktivitetet terroriste dhe t’u jape fund programeve të tij bërthamore.”

Zoti Mnuchin tha se SHBA “do të vazhdojë të lejojë transaksionet humanitare për të mbështetur popullin iranian”.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, masa në thelb izolon Iranin nga sistemi financiar global.

Ekonomia e Iranit tashmë po vuante pasojat e kufizimeve dhe sanksioneve e miratuara nga administrata Trump kur SHBA dolën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin.

Bloomberg më tej njofton se persona që kanë dijeni për planifikimin e sanksioneve thanë se ato kanë dy qëllime: të parandalojnë regjimin që të fitojë para dhe për ta bërë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara që të rihyjnë në marrëveshjen bërthamore nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet.

Sanksionet aktuale të Shtetevet të Bashkuara vënë në shënjestër shitjet e naftës, transportin dhe aktivitetet financiare, por përjashtojnë ushqimin, ilaçet dhe objekte të tjera humanitare.

Në qershor, Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se vendi po përjetonte vitin e tij më të vështirë për shkak të sanksioneve dhe koronavirusit, raportoi Reuters.

Tags: bankëiransanksioneSHBA

TË LIDHURA

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

10:16 | 16/03/2026
Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …
Bota

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

08:14 | 16/03/2026
Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Next Post
Donald Trump i dërgon letër Avdullah Hotit, ja çfarë i thotë

Donald Trump i dërgon letër Avdullah Hotit, ja çfarë i thotë

Shpërndante drogë në shkollë, pranga 32-vjeçarit në Lushnje

Kanabis në afërsi të stanit, pranga 44-vjeçarit në Poliçan

Bulqizë/ Motori del nga rruga, 32-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës (Emri)

Aksident te Ura e Dajlanit, makina përplaset me motorin







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

BE do të shqyrtojë përdorimin e Operacionit Mburoja në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
10:16 | 16/03/2026
0

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot mundësinë e vendosjes së misionit “Shield” në Ngushticën...

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

Tritoli në një makinë në rrugën “Vasil Ndoçka” u porosit nga burgu i Fushë Krujës, zbardhet dinamika

09:25 | 16/03/2026
Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

08:14 | 16/03/2026
Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com