E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Donald Trump i dërgon letër Avdullah Hotit, ja çfarë i thotë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

Trump e falenderon Hotin për punën e tij për paqe, stabilitet në Ballkan por dhe në botë.

Presidenti tha se do vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën.

”I nderuar zoti Kryeministër,

Faleminderit për librin dhe që jeni bashkuar me Shtëpinë e Bardhë kohët e fundit,

Vlerësoj punën tuaj të mirë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe Ballkan. Pres të vazhdoj bashkëpunimin e forrtë midis dy vendeve tona dhe ju uroj më të mirën ju, dhe popullit të Kosovës”, shkruan Trump në letër.

Ndërkohë, Hoti ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA! 🇽🇰 🤝 🇺🇸

Publiée par Avdullah Hoti sur Vendredi 9 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...