Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SHBA: Trajtoni korrupsionin në burgje, ndihmojnë rrjetet kriminale të funksionojnë edhe jashtë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
SHBA: Trajtoni korrupsionin në burgje, ndihmojnë rrjetet kriminale të funksionojnë edhe jashtë

Ambasada e SHBA në Tiranë i ka dhuruar drejtorit të burgjeve, Agim Ismaili, kompjutera dhe projektorë, duke e nxitur të vijojë përpara reformat në sistemin e menaxhimit të burgjeve.

SHBA thekson se të burgosurit duhen trajnuar dhe përgatitur për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre.

Ndërkohë, ambasada thekson se reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve.

Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri.

Mesazhi i ambasadës amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues. Si pjesë e mbështetjes, Drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockëell i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit. Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit.

Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre. Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve. Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157743270845838

Tags: Ambasada e SHBAburgjekorrupsioni

TË LIDHURA

PD-ASHM ankimon rezultatin e 11 majit; Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës dhe trupën gjykuese
Politikë

PD-ASHM ankimon rezultatin e 11 majit; Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës dhe trupën gjykuese

15:01 | 02/09/2025
Shqiptarët ndër më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit
Shqipëria

Shqiptarët ndër më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit

14:45 | 02/09/2025
Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Bilaj, arrestohet një 66-vjeçar, shpallet në kërkim një tjetër
Aktualitet

Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Bilaj, arrestohet një 66-vjeçar, shpallet në kërkim një tjetër

14:04 | 02/09/2025
Next Post
Vuçiç: Pranojmë kompromis, por jo poshtërim për njohjen e Kosovës

Vuçiç: Pranojmë kompromis, por jo poshtërim për njohjen e Kosovës

Basha në Fushë-Krujë: Mbi 100 mijë persona humbën vendet e punës

Basha në Fushë-Krujë: Mbi 100 mijë persona humbën vendet e punës

Drogë dhe vjedhje në Fier, arrestohen 7 persona

Drogë dhe vjedhje në Fier, arrestohen 7 persona

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

PD-ASHM ankimon rezultatin e 11 majit; Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës dhe trupën gjykuese
Politikë

PD-ASHM ankimon rezultatin e 11 majit; Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës dhe trupën gjykuese

by mirseda
15:01 | 02/09/2025
0

Kolegji Zgejdhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit...

Shqiptarët ndër më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit

Shqiptarët ndër më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit

14:45 | 02/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Bilaj, arrestohet një 66-vjeçar, shpallet në kërkim një tjetër

Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Bilaj, arrestohet një 66-vjeçar, shpallet në kërkim një tjetër

14:04 | 02/09/2025
Aksidenti me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Aksidenti me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

13:46 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com