Këngëtarja e njohur, Helen Reddy, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Fëmijët e saj Reddy, Traci dhe Jordan e kanë bërë publik lajmin e trishtuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”, shkruan ata.
Artistja me prejardhje nga Australia njihet për këngët: “I am a Women” “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me against the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.
Tri nga këto këngë kanë fituar një “Grammy Awards” për Artisten me vokalin më të mirë.