Një motor ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me një makinë në Berat.
Si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili nga përplasja ka ‘fluturuar’ disa metra lart.
Personi i plagosur është transportuar me urgjencë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë aksident të rëndë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave.