Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet. Një mjet ka përplasur një fëmijë 10 vjeç, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Burime zyrtare njoftojnë se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe.
Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak i policisë
Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.