Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Dosja e Hagës/ 87 vrasjet për të cilat akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Dosja e Hagës/ 87 vrasjet për të cilat akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë, listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampet e dënimit të UÇK-së.

Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.

Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.

Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima të tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës

Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo boshnjake.

Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.

Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.

Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.

Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.

Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. /abcnews.al

Tags: akuzohetdosja e hagesThaciveselivrasjet

TË LIDHURA

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Next Post
Mjekët paralajmërojnë protestë, kryeministri Rama i pret në zyrë

Mjekët paralajmërojnë protestë, kryeministri Rama i pret në zyrë

Befason Putin: Kemi gati vaksinën e dytë anti-COVID

Befason Putin: Kemi gati vaksinën e dytë anti-COVID

Aksident në afërsi të Elbasanit/ Fugoni përplaset me dy makina

Sherr me thika në Durrës, plagoset 60-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së
Kosovo

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

by mirseda
11:03 | 09/02/2026
0

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45-vjetësh burgim për ish-krerët e UÇK-së, në seancën gjyqësore ku...

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

10:57 | 09/02/2026
EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

10:50 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com