Mjekët kishin 4 kërkesa:
Të shpallen dëshmorë mjekët që kanë humbur jetën në luftën me Covid-19
Të bëhet sigurimi i jetës për personelin shëndetësor
Të rriten pagat për personelin shëndetësor
Të krijohen kushtet optimale në punë për mbrojtjen nga pandemia
Ndërkaq kryeministri Edi Rama i ka kërkuar atyre takim në ambientet e Kryeministrisë në orën 09:00. Nuk dihet nëse do të shkojnë në takimin me Ramën dhe nëse po, kush do të jenë përfaqësuesit.