Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë. Ajo ka treguar se arma i përket asaj, dhe se e kishte kishte vendosur kohë më parë në çantë. Madje shtoi se kishte harruar që e kishte armën në çantë.
Ka qenë ora 00:07 minuta e mesnatës së 19 shtatorit 2020, ku tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në kushtet e flagrancës 34-vjeçaren Fjolla Morina.
Këngëtarja me arsim të mesëm është kapur nga policia kufitare, pasi u kap me armë. Një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni shok i saj 29-vjeçari Fisnik Syla. Ky i fundit pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.
Ndaj tre të arrestuarve është referuar materiali hetimor në Prokurori, ku pritet që ditën ditën e martë këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit, Fjolla Morina ka dhënë këtë dëshmi:
Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë, ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?
Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi futur në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.
Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?
Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.
Po personat që ju kishit në makinë, a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?
Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë, dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.
Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.
Të kanë deklaruar në polici se: “…jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”., shkuan “Shqiptarja.com.
Pas arrestimit, këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë, por pak orë më vonë e rikthyen në qeli. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e këngëtares deri në fund.
Sipas kodit penal për trafikim të armëve të zjarrit, si në rastin e Morinës, që u kap me dy të tilla, rrezikon nga 10 deri në 20 vite burg. Kjo, pasi kjo vepër penale është e kryer në bashkëpunim, pikërisht si në rastin e këngëtares, e cila u kap bashkë me djem, nga 29 vjeç secili.
Ylli i show-bizit që reklamonte jetën luksoze në rrjetet sociale, rrezikon të kalojë 20 vite brenda në burg.