Më shumë se gjysma e vendeve të Europës kanë regjistruar një rritje me 10% përgjatë dy javëve, ndërkohë që në 7 vende rritja ka qenë më shumë se sa dyfish. Kështu ka bërë me dije Hans Kluge, drejtor rajonal për Europën në OBSH. Eksperti i OBSH tha se këto shifra duhet të jenë një alarm për të gjithë.
“Në nivel global rreth 14% e rasteve Covid-19 të njoftuara nga OBSH u përkasin operatorëve të shëndetit dhe në disa vende kjo shifër arrin në 35%. Megjithatë të dhënat janë të limituara dhe nuk dihet nëse këta punonjës janë infektuar në vendet e tyre të punës apo në komunitet”, ka thënë drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ndërkohë OBSH i qëndron idesë së karantinës 14 ditore, duke kundërshtuar kështu propozimin e Francës për shkurtimin e kohës së karantinës.