India po njeh një rritje shumë të madhe të të infektuarve me koronavirus. Ajo është vendi i dytë që ka më shumë të prekur nga Covid-19. Tashmë numërohen mbi 5.3 milionë të infektuar me virusin vdekjeprurës.
Në 24 orët e fundit, India ka regjistruar 1 217 raste me koronavirus. Numri i të vdekurve nga virusi në të gjithë shtetin indian ka shkuar në 85 621 individë.
Në mbarë globin, deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 30 587 878 njerëz. Ndërsa, kanë vdekur për shkak të virusit 953 828 njerëz.