Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e bërë nga deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen.
Në një intervistë për DW, kreu i qeverisë tha se nuk i takon atij që ta përcaktojë fituesin, por se ky vendim i takon komisionit të Çmimit Nobel.
“Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel”, tha ai.