Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ekonomia “proteksioniste” shqiptare

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ekonomia “proteksioniste” shqiptare

Nga: Ervis Iljazaj

Para disa ditësh raporti i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri, ishte nga më alarmantët për këtë sektor, të paktën në vitet e fundit.

Me fjalë të thjeshta në atë raport thuhej se të investosh në Shqipëri është pothuajse e pamundur për shumë arsye. Duke na treguar edhe njëherë se përse në vitet e fundit ka një ulje të investimeve të huaja.

Ky është problemi më i madh që ka hasur ekonomia shqiptare, që pa e zgjidhur me vështirësi se mund të zhvillohet.

Në fakt, investime të huaja në Shqipëri ka patur gjithmonë, edhe në ditët më të këqija të ekonomisë sonë. Sepse, pa investime të huaja, ekonomia e brishtë shqiptare do të ishte në prag falimentimi. Çështja është se cilat investime dhe në çfarë niveli duhet të jenë ato për të patur një ndikim cilësor në mirëqenien e shqiptarëve.

Një nga problemet thelbësore për sa iu përket investimeve të huaja për gjatë gjithë tranzicionit, ka qenë mungesa e përhershme e korporatave ndërkombëtare dhe multinacionaleve në tregun shqiptar.

Prezenca e të cilave do të sillte një hap cilësor në ekonominë tonë. Për arsye se investojnë në financa, në teknologji, në rritjen e kulturës së biznesit, në rritjen e punësimit dhe kushteve të tij, apo edhe në zhvillimin e kapitalit human.

Përgjatë gjithë tranzicionit askush nuk mban mend, me përjashtim të ndonjë rasti të vogël, një logo apo një emër të madh të korporatave të rëndësishme botërore. Të gjitha investimet e huaja, vijnë si pasojë e bizneseve jo të rëndësishme të cilat përfitojnë shpeshherë nga kontesti politik dhe nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe pa patur një ndikim ekonomik afatgjatë.

Pothuajse asnjë nga multinacionalet e rëndësishme nuk ka shkelur asnjëherë në tokën shqiptare si Nestle, Ikea, McDonalds apo ndonjë tjetër. Meqë jemi ende në periudhën e turizmit bregdetar, është e udhës të përmendin faktin se asnjë nga operatorët e rëndësishëm turistikë botëror nuk ndodhet në Shqipëri, me gjithë potencialin e saj.

Atëherë si shpjegohet ky fakt?

Sipas të gjitha teorive të ekonomisë ndërkombëtare dy janë faktorët që ndikojnë në investimet e huaja.

I pari është faktori i tregut: dimensioni i tij, kostot, subvencionet, sistemi fiskal dhe një krah pune që më shumë se i lirë kërkohet të jetë i specializuar.

Për të gjithë nga këta faktorë gjithsecili mund të japë mendimin e tij se në çfarë niveli Shqipëria i ofron ato. Ky është një diskutim që kërkon më shumë se sa një editorial gazete.

Ndërsa, për sa i përket faktorit të dytë që ndikon në tërheqjen e investimeve ndërkombëtare ka të bëjë me kontekstin. Në këtë drejtim janë të rëndësishme cilësia e institucioneve, një administratë publike efikase, sistemi i drejtësisë si dhe korrupsioni.

Andaj, nëse duam që të jemi tërheqës për korporatat ndërkombëtare, të cilat me të vërtet kanë impakt në zhvillimin ekonomik afatgjatë, të gjithë këta indikatorë duhet t’i kemi në nivelet më të larta se çdo vend tjetër fqinj. Në të kundërt, diskutimet mbi investimet e huaja në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë pjesë e konsumit politik të përditshëm dhe jo si një strategji makro për t’i tërhequr ato.

Shumë nga këta indikatorë dukshëm Shqipëria i ka në nivele shqetësuese. Mjafton këtu të përmendim sistemin e drejtësisë, efikasitetin e administratës publike apo krahun e punës, të cilin e kemi vetëm të lirë dhe shpeshherë të pakualifikuar për të kuptuar se përse mungojnë investimet e mëdha ndërkombëtare.

Megjithatë ka dhe një faktor tjetër të rëndësishëm i cili pengon korporatat e mëdha ndërkombëtare në tregun shqiptar. Është pengesa që i ka bërë klasa politike e jona sa herë që është afruar një e tillë.

Sepse të kesh në tregun ekonomik korporata të rëndësishme ndërkombëtare, për një politikë miope si kjo shqiptare do të thotë të kesh më pak ndikim. Korporatat e mëdha vështirë se mund t’i fusësh nën ndikimin e politikës, ashtu sikurse në mënyrë konstante kërkon të bëjë politika etatiste shqiptare. /Gazeta Liberale

Tags: ekonomiaervis iljazajshqiperia

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Cakaj: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patjetërsueshëm

Cakaj: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patjetërsueshëm

6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ Gjyqtarja Margjeka kërkon leje nga SPAK-u: Vajza me hemorragji, më lejoni ta shoqëroj në spital

6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ Gjyqtarja Margjeka kërkon leje nga SPAK-u: Vajza me hemorragji, më lejoni ta shoqëroj në spital

Ambasadori gjerman në zyrën e Bashës, para mbledhjes së Këshillit Politik

Ambasadori gjerman në zyrën e Bashës, para mbledhjes së Këshillit Politik







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com