Gjykata më e lartë e BE i ka dhënë të drejtën futbollistit Lionel Messi që ta regjistrojë mbiemrin e tij si një markë tregtare.
Pas një beteje ligjore 9-vjeçare, gjykata refuzoi apelimin nga kompania spanjolle e çiklizmit “Massi” dhe nga zyra e pronës intelektuale e BE, EUIPO.
Argjentinasi e kishte regjistruar për herë të parë emrin e tij si markë veshjesh sportive në 2011.
Por grupi Massi argumentonte se ngjashmëria mes të dyjave shkaktonte konfuzion dhe i prishte biznesin.
Gjykata e lartë evropiane tha se reputacioni i futbollistit duhej të merrej parasysh kur llogaritet nëse publiku do të mund të bëjë diferencën mes të dyjave apo jo.