Ish-Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Këshillit të Evropës përmes raporterit Stefan Schennah, se Kuvendi duhet të heqë dorë nga ligji i shpifjes.
Gjosha thekson se liria e medias është një kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas saj, çdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë.
Reagimi i Gjoshajt në Facebook
Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.
Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!
Ndërkohë, më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta, bëri thirrje për reflektim, pasi çdo kokëfortësi nuk shërben për çeljen e negociatave, por dhe nuk frikëson askënd.