Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

Nga: Eduard Zaloshnja

Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporcional (pa prag, si në Izrael) mund të përputhen përqindjet e partive në rang vendi me përqindjen e mandateve parlamentare të secilës parti në garë. Në çdo sistem tjetër, ekziston mundësia statistikore për shmangie mes këtyre dy përqindjeve.

Fjala vjen, në zgjedhjet e 2017-ës në Shqipëri, PS-ja siguroi zyrtarisht vetëm 48% të votave në rang vendi, por fitoi 74 mandate parlamentare (53% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2013-ës, koalicioni PS-LSI-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 57.5% të votave në rang vendi, por fitoi 83 mandate parlamentare (59.5% të mandateve të mundshme). Në zgjedhjet e 2009-ës, koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 47% të votave në rang vendi, por fitoi 70 mandate parlamentare (50% të mandateve të mundshme). Dhe një shmangie e madhe  ndodhi në zgjedhjet e 2005-ës, kur koalicioni PD-PR-etj. siguroi zyrtarisht vetëm 41% të votave në rang vendi, por fitoi 73 mandate parlamentare (52% të mandateve të mundshme).

Shembuj të tillë shmangiesh mund të gjehen kudo në historinë elektorale botërore, por aktualisht në Shqipëri pyetja është: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja, që të mos arrijë dot kuotën magjike të 71 mandateve?

Nga një simulaticion statistikor i 1000 skenarëve të ndryshëm të numrave historikë elektoralë në qarqe, më rezulton që, nëse PS-ja bie nën 45% të votave në rang vendi, është shumë i vogël probabilieti (nën 1%), që (me sistemin e vjetër elektoral) të arrijë shifrën e 71 mandateve socialiste (Shënim: Ndonjë mandat ekstra socialdemokrat apo dibran del përtej analizave statistikore…).

Ndërkohë, në qoftë se sistemi elektoral ndryshon (si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut), llogaritë statistikore ndërlikohen. Me ndryshimet e sistemit elektoral (si pasojë e 30 korrikut), PS-ja e ka luksin të bjerë edhe nën 45% të votave në rang vendi, e prapë të krijojë qeverinë (ndoshta edhe me ndihmën e pazareve politike që mund të bëhen nga dita e zgjedhjeve parlamentare, deri në mbledhjen e Kuvendit të ri…).

 

Tags: Eduard ZaloshnjaPSshqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
“Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje”

"Greqia nuk mund të shpallë zgjerimin e ujërave në drejtim të Shqipërisë nga 6 deri në 12 milje"

U padit për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjyq

U padit për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjyq

Lajme të mira/ Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 85 raste të reja

Lajme të mira/ Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 85 raste të reja







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

by mirseda
12:29 | 10/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme në Komisionit të Ligjeve u diskutua procedura e aplikimit për vendin vakant për...

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

12:08 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com