Monedha evropiane vazhdon edhe këtë të enjte të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot sërish me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka fituar sërish 0.7 pikë nga dita e djeshme duke u rritur sërish edhe sot teksa blihet këtë mëngjes me 104.7 lekë dhe shitet me 105.5 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të vlerës me 0.3 pikë krahasuar me ditën e mërkure duke u blerë sot me 138.6 lekë dhe duke u shitur me 140 lekë.
Referuar tregut valutor vendas edhe Franga zvicerane është forcuar ditën e sotme në raport me dje me 0.7 pikë pasi është blerë sot me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë. /SCAN