Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkodër, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 32-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur fshatin Garuc. I riu i cili po drejtonte një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.