Shtohet edhe më shumë tensioni midis SHBA-së dhe Kinës në detin e Kinës Jugore. Pas aksionit ushtarak amerikan të së martës, Pekini ka lëshuar dy raketa balistike që përfunduan në det.
Dy ditë më parë, një aeroplan “spiun” U-2, hyri në hapësirën ajrore kineze pa leje, gjatë një stërvitje ushtarake të forcave detare të vendit aziatik.
Një nga raketat me kodin DF-21D, është raketë me rreze mesatare dhe u nis nga provinca e Zhejiang. Ajo çfarë e shqetëson më shumë Pentagonin është raketa DF-26B e quajtur edhe si “killeri i aeroplanmbajtësve”.
Është e frikshme ku brenda rrezes së 4500 kilometrave, mund të shkaktojë dëme fatale edhe gjigantëve të detit, ku mbështetet epërsia detare amerikane, dhe mund të mbajë edhe ngarkesë bërthamore.
Ambasadori kinez në SHBA, Liu Xiaoming, denoncoi aksionin amerikan si shqetësues për aktivitetin stërvitor të trupave kineze.
Në kundërpërgjigje, zyrtarët e Pentagonit e kanë bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi në Paqësor, dhe se nuk do të tolerojnë askënd për të qenë në krye.