Para nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka vijuar konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme.
Kjo mbledhje është mbajtur me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës, dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Që në krye të statusit, ministrja bën me dije se qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor mbetet ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.
https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2657582661165497