Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë 385 milionë euro në vit për bare, restorante e hotele

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqiptarët shpenzojnë 385 milionë euro në vit për bare, restorante e hotele

A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit? Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.

Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë. /Monitor

Tags: Barehotelerestoranteshqiptaret

TË LIDHURA

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin
Politikë

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta
Politikë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Next Post
Emri/ Gazetari i njohur infektohet me koronavirus

Emri/ Gazetari i njohur infektohet me koronavirus

Nga martesa me deputetin më të ri, deri te marrëdhënia me vajzën e bashkëshortit/ Ja ku po i kalon pushimet Besa Shahini

Nga martesa me deputetin më të ri, deri te marrëdhënia me vajzën e bashkëshortit/ Ja ku po i kalon pushimet Besa Shahini

Këshilltari i Metës, ryshfet ish-senatorit për ‘FAKE NEWS’-in/ Rama flet për herë të parë

“Rrugët e lëna rrugëve”/ Rama publikon videon, thumbon opozitën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin
Politikë

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

by mirseda
20:43 | 10/02/2026
0

Reuters i ka bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, duke thënë se vazhdimësia...

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:55 | 10/02/2026
Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

19:35 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com