Situata në Kosovë si pasojë e pandemisë vijon që të jetë shqetësuese!
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona dhe janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19.
Kësisoj, numri total i viktimave ka shkuar në 401.
Po ashtu raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 mijë e 191 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 824.