Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si të ulim stresin gjatë pandemisë

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Si të ulim stresin gjatë pandemisë

Ndërkohë që vazhdon pandemia e COVID-19, izolimi i detyrueshëm, distancimi fizik dhe problemet e tjera janë duke lënë pasojat e tyre tek niveli i stresit.

“Zëri i Amerikës” kontaktoi një terapiste të shëndetit mendor në kryeqytetin amerikan, Uashington D.C.

“Doja të bëhesha terapiste kur fillova universitetin. Mendova se do të bëhesha mësuese dhe më pas mora kursin fillestar të psikologjisë. Dhe vërtet u magjepsa duke dëshiruar të mësoja për njerëzit, si ata punojnë dhe pse ata bëjnë dhe thonë gjëra të caktuara.

Unë mendoj se kam qenë gjithmonë dikush që njerëzit e shikojnë si personi me të cilin mund të flasin, si një ndihmë, dhe kjo më pëlqen vërtet. Pra, nuk kishte asgjë që ndodhi posaçërisht, por thjesht ndodhi. Unë gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit”, thotë Danielle Blessing Taylor, terapiste e shëndetit mendor.

“Të gjithë po punojnë nga shtëpia dhe po kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre. Kështu që, koha e udhëtimit që njerëzit bënin duke u kthyer nga puna, dhe mundësia për t’u shkëputur dhe për t’iu larguar gjithë stimulimeve, humbet gjatë pandemisë. Dhe kështu, njerëzit po përjetojnë shumë stres, ankth, shumë vështirësi në përpjekjen për të vendosur përsëri rutinën në jetën e tyre”, thotë zonja Taylor.

“Është me të vërtetë e dobishme që njerëzit të vendosin një rutinë në jetën e tyre, siç e kishin kur punonin. Ata kishin një rutinë.

Zgjoheshin në një kohë specifike, bënin ushtrimet në një kohë specifike, hanin darkë në një kohë të caktuar. Pra, të gjitha këto gjëra të përpiqen t’i rikrijojnë. Gjithashtu, të mundësojnë kohën gjatë së cilës të mos mendojnë ose flasin për pandeminë, ose stresin, ose ndonjë gjë negative për veten dhe marrëdhënien; mendoj se është me të vërtetë e dobishme.

Është kjo faza ku të gjithë gjendemi tani. Ku të shkojmë që mund të jetë e sigurt për mua dhe për partnerin tim, ose me këdo që po jetoj. Nëse njerëzit duan të vijnë në shtëpinë time, cilin duhet të lejoj? Dhe, a duhet të vesh një maskë? Apo nuk duhet të mbaj maskë? A janë të sakta lajmet dhe kë duhet të dëgjoj? Dhe kështu pra ankthi përhapet.

Të përpiqemi të gjejmë ato pak gjëra që mundemi për të mbajtur veten nën kontroll, qoftë mendjen, trupin, frymëmarrjen dhe gjëra të tilla. Por pastaj gjithashtu ndërrimi i kursit dhe trajnimi i trurit se si të mendojmë, se çfarë mund të bëjmë tani, në vend të asaj që nuk mund të bëjmë në të ardhmen e afërt, në jetën tonë.

Ka shumë ankth financiar tani. Njerëzit që kanë humbur punën, ose që janë duke u shkurtuar ose shkarkuar.

Gjëja më e madhe është të qenit i durueshëm, duke kuptuar se po kalojmë një kohë vërtet traumatike dhe një krizë. Dhe gjithashtu duke parë anët pozitive. Shumë njerëz po thonë, ok pra jam pa punë.

Le të shohim pse kjo është një gjë e mirë tani. Unë mund të kem më shumë kohë me familjen time, kohë që nuk do ta kisha patur kurrë. Dhe nuk do ta kem më këtë shans. Pra, të përpiqemi të jemi mirënjohës dhe të vlerësojmë të gjitha ato gjërat e vogla”.

Tags: pandemiastresiterapiste

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Pandemia në Itali/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit

Juventusi i Andrea Pirlo-s/ Pritet revolucion, emergjencë në mesfushë

Juventusi i Andrea Pirlo-s/ Pritet revolucion, emergjencë në mesfushë

Mbi 5 milion të infektuar në SHBA

Mbi 5 milion të infektuar në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

by mirseda
15:16 | 17/02/2026
0

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë...

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

14:46 | 17/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com