Këshilli Shkencor për COVID-19 i qeverisë franceze paralajmëroi se Franca mund ta humbë kontrollin mbi pandeminë në çdo moment.
Sipas një udhëzimi të përgatitur nga ky Këshill, “virusi kohët e fundit po qarkullon më mënyrë më aktive, pas lehtësimit të masave kundër pandemisë”.
Ndërsa Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje qytetarëve që të mbeten “vigjilentë” dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit, siç janë: mbajtja e maskave, distanca fizike dhe larja e rregullt e duarve.
Rikujtojmë se në Francë deri më tani janë regjistruar mbi 30 mijë viktima nga COVID-19.
Vendi, regjistroi mijëra raste të të infektuarve javën e kaluar, duke bërë që disa qytete dhe rajone të imponojnë kufizime.