Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, deklaroi sot se një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndaluar nga Shqipëria në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar në Interpol nga ana e Serbisë.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai është shprehur së fundmi se lajmi i mësipërm nuk është i vërtetë.
Mullai mohon kështu pretendimet e shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri, shkruan “panorama”.