Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lleshaj: Ka shumë efektivë policie dhe zyrtarë që janë shkarkuar dhe ndiqen penalisht

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, se nuk ka asnjë efektiv policie të penalizuar për kanabizimin e vendit.

Në një intervistë për emisionin “Pa Protokoll”, Lleshaj tha se situata me mbjelljen e kanabisit në vend është shumë herë më mirë, nga sa e morën në kohën e PD.

Ai theksoi se ka shumë shefa dhe efektivë policie që janë shkarkuar, që ndiqen penalisht, apo dhe janë ndëshkuar. Por, se për këtë nuk bëhen raportim tek PD-ja.

“Ne nuk i raportojmë PD-së për këto çështje. Janë shumë raste punonjësish policie që janë në procedim penal, që janë goditur, që janë ndëshkuar. Jo thjesht vetëm janë larguar nga detyra, por janë goditur penalisht dhe jo vetëm punonjës policie, por edhe punonjës të tjerë, të administratës vendore apo qendrore, të inspektoriateve, kryepleq, kryetarë njësish administrative. Pra, ka shumë njerëz që janë pjesë e kësaj goditjeje dhe është pikërisht kjo goditje frontale dhe pa asnjë kompromis, e cila ka bërë që sot të mos jemi në atë situatën që trashëguam, të mos jemi në epokën e Lazaratit që ishte kthyer në një toponim të njohur botërisht dhe i bekuar hapur politikisht. Prandaj edhe unë e refuzoj gishtin tregues të atyre që kanë krijuar Lazaratin. Mund të kemi një mijë e një gabime dhe kemi gabime patjetër, mund të pranoj kritikë nga kushdo, por jo nga ata që e kanë institucionalizuar dhe e kanë kanabizuar politikisht vendin dhe e kanë pranuar publikisht që po, ka qenë politikë. Është thënë hapur që kanabisi i Lazaratit ka qenë politikë. Por Lazarati ka prodhuar tonelata kanabisi çdo vit dhe i ka trafikuar drejt vendeve të BE-së e vendeve të tjera. Ka gjeneruar të ardhura dhe ka fuqizuar grupe të tëra kriminale me ato para, grupe të cilat pastaj kanë arritur të ngrenë edhe armët kundër punonjësve të policisë. Këto s’mund t’i harroj”, tha ai.

Tags: PDsander lleshajshefashkarkuarzyrtare policie

TË LIDHURA

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

11:59 | 31/12/2025
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë
Aktualitet

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
Next Post
“Shërbim i çmuar për demokracinë”, Meta për propozimin e Bashës për listat e hapura

“Shërbim i çmuar për demokracinë”, Meta për propozimin e Bashës për listat e hapura

Djegia e mandateve/ Shehi pranon “dështimin”: Nuk ia arritëm qëllimit

Djegia e mandateve/ Shehi pranon “dështimin”: Nuk ia arritëm qëllimit

Moti/ Dita nis me vranësira, ja si variojnë temperaturat për sot

Moti/ Dita nis me vranësira, ja si variojnë temperaturat për sot







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

by mirseda
11:59 | 31/12/2025
0

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë...

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

Sekuestrohet sasi e madhe lëndësh piroteknike që shitej në markete, automjete dhe në rrugë

10:44 | 31/12/2025
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut, zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për dosjen e “Bankers”-it

10:36 | 31/12/2025
Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

Mbi 13 mij familje do të marrin kompensim financiar nga ATP,kjo është lista me kategoritë përfituese

10:33 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com