Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e koalicionit qeverisës.
Në një prononcim për Klan Kosova, Haradinaj tha se ishte i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.
“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, tha ai.
Haradinaj ka kritikuar gjithashtu shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit, në takimin e Brukselit me Vuçiç.
“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuçiçit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”, shtoi ai.