E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Futbolli në Kosovë, ja cila skuadër shpallet kampione

Skuadra e Dritës është shpallur kampione e Kosovës në futboll.

Zyrtarizimi erdhi pasi kryendeshja e kësaj jave, ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll në barazim 2-2.

Ky sezon në Kosovë ishte mjaft i luftuar, pasi ishin disa pretendentë për të triumfuar në kampionat, ku në fund ishte Drita që siguroi titullin edhe pse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Në 32 ndeshje këtë sezon, skuadra e Dritës ka arritur të marrë 21 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje, një golavarazh 56 gola të shënuar dhe 21 të pësuar, shkruan “A2”.

Në ndeshjen e fundit, kampionët do të luajnë ndaj Ballkanit, ndeshje e cila do të kishte rezultuar një finale nëse këta të fundit do të kishin arritur të mundnin këtë të mërkurë skuadrën e Gjilanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...