Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po rriten.

Ankaraja dëshiron të zgjerojë zonat e saj detare. A mund të legjitimohen këto pretendime nga e drejta ndërkombëtare?

Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.

Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor.

Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.

Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqje prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.

Parimi i “fairness”

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit.

Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth.

Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.

Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück. Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”.

Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.

Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?

Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz.

Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”.

Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.

Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.

Një zgjidhje e mundshme

Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje.

Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.

Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjejes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin.

Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme. /DW

Tags: GreqiapretendimeTurqia

TË LIDHURA

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri
Bota

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA
Bota

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

09:58 | 23/06/2025
Next Post
Cili vend do të bëhet superfuqia ekonomike pas pandemisë, NY Times vjen me një parashikim befasues

Cili vend do të bëhet superfuqia ekonomike pas pandemisë, NY Times vjen me një parashikim befasues

“Skuadra është mbi të gjithë”, Modric thumbon Cristiano Ronaldon

“Skuadra është mbi të gjithë”, Modric thumbon Cristiano Ronaldon

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

Iluzioni naiv i një marrëveshjeje me Ramën

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë
Aktualitet

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

by mirseda
11:09 | 23/06/2025
0

Janë rritur ndjeshëm rastet e dhunën në Tiranë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dhe...

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

10:16 | 23/06/2025
Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

09:58 | 23/06/2025
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

09:42 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com