Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Vlorës, ku ështe mbytur një 75-vjeçar. Ky rast ka ndodhur në Plazhin e Vjetër, ku është mbytur shtetasi me inicialet A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë.
“Në orën 09:45, në lagjen “1 Maji” Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se është mbytur në ujë shtetasi A.D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm.
Po kryhen veprimet e mëtejshme, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.