E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Kukësi kontakton lojtarin e Kombëtares, marrëveshje thuajse e mbyllur me një tjetër sulmues

Kukësi tenton Azdren Llullakun. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por më shumë se kaq. Burime të sigurta zbulojnë për “Panorama Sport” se klubi e ka kontaktuar tashmë dhe ia ka bërë të qartë se e ka në plane, e megjithatë pengesë mbetet kontrata e lojtarit. Ai është i lidhur edhe për 6 muaj me Shahtjor Soligorskun.

azdren-llullaku-1

Vetë sulmuesi ka nisur negociatat me bjellorusët që të prishë marrëveshjen në mënyrë konsensuale, por mbetet për t’u parë nëse do t’i miratohet apo jo kjo kërkesë. Gjasat janë që edhe mund t’i bindë drejtuesit e klubit ku militon, por jo gjithçka është në dorën e sulmuesit. Ky vit po mbyllet pa asnjë trofe për verilindorët, megjithatë për sezonin e ri drejtuesit kanë filluar planet e mëdha që tani. Me Vasil Shkurtajn që do të largohet në mbyllje të këtij kampionati dhe Kristal Abazajn që i mbaron huazimi, sulmi do të “varfërohet” ndjeshëm.

E vetmja formë për të qenë të blinduar në repartin e avancuar është afrimi i një lojtari me peshë si 32-vjeçari, që për më tepër është edhe kontingjent i Kombëtares shqiptare. Vërtet mund të ketë kosto financiare, por presidenca ka treguar në këto vite që nuk kursehet kur vjen fjala për të tillë elementë.

Llullaku2

Nuk është hera e parë që Kukësi e do kosovarin, madje para se të transferohej në Bjellorusi (konkretisht në qershorin e 2019-ës), palët ishin në negociata tejet serioze për arritjen e një akordi. Për këtë kampionat Llullaku numëron vetëm 7 ndeshje me Shahtjorin, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

“PAZARI” PËR TË TJERËT

Në numrin e një dite më parë, gazeta zbuloi planet e Kukësit për merkaton. Ata kanë kontaktuar Ardit Hilën, i cili militon në radhët e ekipit të Prishtinës në kampionatin kosovar. Ish-mesfushori që u shpall kampion një vit më parë me Partizanin ka një opsion për qëndrimin edhe një tjetër sezon tek ekipi kosovar, por do të dëshironte rikthimin në kampionatin shqiptar, gjithnjë nëse do t’i përputhen edhe interesat ekonomikë.

Në listën e verilindorëve janë edhe tre lojtarë të Apolonisë. Klubi thuajse e ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin Efiong Ejoh, i cili shihet si një alternativë e vlefshme në fazën ofensive. Pëlqehet edhe Redon Mihana, sulmuesi i talentuar i fierakëve. 21-vjeçari këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka ndihmuar skuadrën në ngjitjen drejt Superiores. Nënkampionët kanë në “lupë” edhe portierin Romeo Harizaj, por për të në garë është edhe Tirana. /Panorama Sport

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...