Një anëtar i bandës së Indrit Dokles me llogari të hapura me drejtësinë italiane është arrestuar në Londër.
51-vjeçari, Vehap Biba, është prangosur me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.
Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg në vitin 2011, për trafik heroine drejt Italisë.
Nuk dihet se sa kohë Biba qëndronte në Londër, qytet që e kishte zgjedhur si vendfshehje.