E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

VIDEO/ Shfrytëzonin seksualisht 17-vjeçaren në Krujë, kapet kreu i grupit

Një 23-vjeçar me inicialet A.B., ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, në kuadër të operacionit ‘Nikla’. I riu dyshohet se është pjesë e grupit që shfrytëzonte seksualisht një 17-vjeçare në Fushë-Krujë dhe që i vendosen tritol familjes së saj.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.

Njoftimi

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Nikla”.

Shkon në 6 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i kërkuar për një sërë veprash penale.

Vijimi i operacionit, nga Forca e Posaçme “Shigjeta” e DVP Tiranë dhe Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Krujës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Nikla”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Krujë.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.

Veprimet e mëtejshme janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...