Një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE, disa sinjale janë dhënë në këtë drejtim.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, në lidhje me vijimin e dialogut.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve u zhvillua me anë të një video-konference, ndërsa takimi i drejtpërdrejtë është caktuar për datën 16 korrik, në Bruksel.
Në njoftimin e Presidencës së Serbisë, thuhet se Vuçic dhe Kharchenko diskutuan veçanërisht për çështjen e Kosovës.